Bedri Hamza: Kosova ka nevojë ta rikthejë stabilitetin, besimin dhe perspektivën zhvillimore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin tha se kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe për procesin zgjedhor të 7 qershorit. Hamza ka thënë se në takim ka shprehur shqetësimin për sfidat me të cilat po përballen qytetarët si pasojë e krizave të vazhdueshme dhe stagnimit ekonomik, si dhe për nevojën që Kosova të rikthejë stabilitetin, besimin dhe perspektivën zhvillimore. “Rikonfirmova angazhimin e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhje të lira dhe demokratike. E falënderova ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në proceset shtetformuese”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …