Shqiptaret e Kosovës “mbushin” Shqipërinë, mbi 2.5 milionë turistë në katër muajt e parë të vitit

Shqipëria vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara turistike për qytetarët e rajonit dhe vizitorët europianë, duke regjistruar mbi 2.5 milionë hyrje gjatë katër muajve të parë të këtij viti. Sipas statistikave zyrtare, numri i turistëve është rritur me 5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa pjesën më të madhe të vizitorëve e përbëjnë qytetarët nga Kosova, me 43.5 për qind të totalit. Operatorja turistike, Jetmira Hoxha, ka deklaruar për A2 CNN se pushuesit nga Kosova vazhdojnë të dominojnë edhe këtë vit, pavarësisht liberalizimit të vizave. “Të paktën deri më tani pushuesit nga Kosova nuk mungojnë. Mund të them si në vitet e mëhershme, pavarësisht liberalizimit të vizave”, është shprehur ajo. Pas Kosovës, numër të madh turistësh në Shqipëri kanë sjellë edhe Italia dhe Mali i Zi, ndërsa në listën e vizitorëve figurojnë edhe turistë nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Serbia dhe Polonia. Sipas operatorëve turistikë, shumë prej vizitorëve janë turistë që po e vizitojnë Shqipërinë për herë të parë, ndërsa një pjesë tjetër rikthehen për të zbuluar destinacione të reja në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Apeli vulos aktakuzën për korrupsion ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc”, …