Bedri Hamza zyrtarizon mbështetjen e Limajt: Më 7 qershor bashkohemi për ta ndryshuar Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit, duke e cilësuar këtë si fillimin e një bashkëpunimi më të gjerë politik dhe qeverisës. Hamza ka theksuar se atë dhe Limajn i bashkojnë vlerat, idealet dhe përgjegjësia ndaj vendit, duke shtuar se Kosova ka nevojë për unitet, seriozitet dhe bashkëpunim në interes të qytetarëve. Ai e ka vlerësuar mbështetjen e Limajt si një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit dhe zhvillimit të vendit, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve në Kosovë dhe diasporë që më 7 qershor “t’i thonë STOP krizës dhe ta ndryshojnë Kosovën”.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …