Fatmir Limaj zyrtarizon aleancën me PDK-në: Bashkojmë forcat për një Kosovë stabile dhe me vizion

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar nisjen e një bashkëpunimi strategjik me Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza, për zgjedhjet e 7 qershorit. Pas takimit të zhvilluar në selinë e NISMA-s, Limaj bëri të ditur se dy subjektet janë dakorduar për një partneritet politik, elektoral dhe qeverisës afatgjatë, me synim stabilitetin institucional, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e shtetit të Kosovës. Ai theksoi se ky bashkëpunim mbështetet mbi vlerat shtetformuese, orientimin euroatlantik, partneritetin me SHBA-në dhe respektin për luftën çlirimtare të UÇK-së, duke shtuar se mbështetja ndaj këtij koalicioni është edhe mbështetje për idealin e luftës çlirimtare dhe bashkëluftëtarët që po përballen me Gjykatën Speciale në Hagë. Limaj vlerësoi se Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim, maturi dhe një qeverisje stabile, duke e cilësuar këtë marrëveshje si hap të rëndësishëm drejt bashkimit të forcave politike që ndajnë të njëjtin vizion për të ardhmen e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …