Altin Krasniqi për marrëveshjen PDK–Nisma: Bashkim në kohën e duhur për vendin

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka reaguar pas dakordimit politik mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit të Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, për zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e cilësoi afrimin mes dy subjekteve politike si një zhvillim pozitiv për vendin, ndërsa publikoi edhe pamje nga kthimi i Limajt nga Haga. “Bashkim në kohën e duhur për vendin! Uroj me zemër që së shpejti edhe Fatmir Limaj ta presë kthimin e babit dhe shokëve të tij”, shkroi Altin Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …