zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri: Mungesa e debatit për paszgjedhjet po krijon pasiguri te qytetarët

Analisti politik Visar Ymeri ka deklaruar se mungesa e diskutimit për perspektivën pas zgjedhjeve po ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si qytetarët e perceptojnë të ardhmen e tyre ekonomike dhe politike. Ymeri ka kritikuar partinë në pushtet, duke thënë se ajo po shmang debatin për planet që do të ndërmerren pas përfundimit të procesit zgjedhor. Sipas tij, kjo qasje po krijon një klimë pasigurie në publik dhe po ndikon në vendimmarrjen e qytetarëve. “Në këtë fushatë që jemi tash ka një refuzim kategorik të partisë në pushtet, sepse është ma e madhja, për me fol se çka kemi me bo të nesërmes e pas zgjedhjeve”, ka deklaruar Ymeri. Ai shtoi se mungesa e një vizioni të qartë për të ardhmen po bën që qytetarët të fokusohen vetëm te përfitimet afatshkurtra. “Dhe kjo po ndikon në mënyrën qysh po mendojnë të ardhmen. Kur të krijon një situatë që nuk ka të ardhme, 100 euro janë ma e mira çka mun me të ndodh”, u shpreh ai. Ymeri theksoi se në kushte të tilla pasigurie, qytetarët priren të marrin vendime të menjëhershme ekonomike, pa menduar për perspektivën afatgjatë. “Kur nuk e din çka ka me ndodh në të ardhmen, i merr 100 euro, bohet çka të bohet”, tha ai. Shoqëria po kalon në një fazë ku dominon mendësia afatshkurtër, gjë që sipas tij është e dëmshme për zhvillimin e vendit. “Na kemi kalu në një shoqëri që jeton sot për nesër, gje që nuk ka asgjë ma të dëmshme”, deklaroi Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …