Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

Adrian Gjini: Kurti po e përdor shtetin për zgjedhje, 2 milionët për linjat ajrore “vendim kriminal”

Kryetari i Ardian Gjini ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti për ndarjen e 2 milionë eurove për subvencionimin e linjave ajrore për mërgimtarët, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 7 qershorit. Gjini e ka cilësuar këtë veprim si tentativë për instalimin e një “regjimi kriminal totalitar”, duke akuzuar Kurtin për keqpërdorim të institucioneve shtetërore në funksion të interesave politike dhe elektorale. “Në Kosovë po tentohet të instalohet regjim kriminal totalitar. Derisa ne jemi në terren çdo ditë duke bërë publike platformën tonë, një njeri po e shkatërron demokracinë dhe po e shkatërron shtetin që e kemi ëndërruar”, ka shkruar Gjini. Ai ka shtuar se kryeministri në detyrë, sipas tij, po ndërton një sistem për ruajtjen e pushtetit përmes vendimeve që i cilësoi të rrezikshme dhe të dëmshme për vendin. “Këto veprime janë të papërgjegjshme. E thënë butë, këto janë vendime kriminale. Ky njeri ose ka me u ndal me votë, ose e çon Kosovën drejt përçarjes shkatërruese”, ka deklaruar Gjini.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur të dhëna lidhur me procesin e numërimit të votave me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur të dhëna lidhur me procesin e numërimit të votave …