Blerim Canaj: Diaspora u manipulua nga VV-ja, opozita nuk e ka seriozisht rrëzimin e Kurtit

Analisti politik Blerim Canaj ka kritikuar ashpër Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë opozitare, duke deklaruar se diaspora është manipuluar emocionalisht nga partia në pushtet, ndërsa opozita nuk po e ka seriozisht largimin e Albin Kurti nga pushteti. Canaj tha se diaspora, për shkak të lidhjes së fortë emocionale me Kosovën, është më e ndjeshme ndaj ndikimeve politike. “Diaspora duke qenë larg emocionalisht është më shumë e lidhur me vendin, më e frikësuar për vendin, për atë çka mundet me gjetë, që i bie emocionalisht mund të manipulohet më lehtë edhe këtë e ka bërë jashtëzakonisht perfekt Vetëvendosja”, deklaroi ai. Sipas Canajt, LVV-ja ka ndërtuar ndër vite një perceptim negativ për gjendjen në Kosovë, duke përmendur korrupsionin, hajninë dhe degradimin e shtetit. “Janë shkuar kanë krijuar një perceptim hajnia, korrupsioni, po e shkatërrojnë shtetin edhe ata tani e ndiejnë vetën si mbrojtje prej asaj. E kanë irritu diasporën”, u shpreh ai. Për opozitën ai tha se:  “Problemi është se betejat i kanë mes vete, nuk është duke i interesuar a po fiton Albin Kurti apo jo, por unë të dal më mirë. Këta janë duke luftuar për t’u bërë deputetë. E kishin rrëzuar Albin Kurtin, por nuk e kanë seriozisht”, tha Canaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur të dhëna lidhur me procesin e numërimit të votave me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur të dhëna lidhur me procesin e numërimit të votave …