Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit nis zyrtarisht nesër, ndërsa subjektet kryesore politike kanë paralajmëruar aktivitetet hapëse në disa qytete të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje do ta çelë fushatën me një tubim në Palestrën Sportive në Ferizaj, duke filluar nga ora 19:30. Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar aktivitetin hapës në qendër të Ferizajt, me fillim nga ora 20:00. Po ashtu, Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbajë tubimin hapës në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke nisur nga ora 18:00. Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta fillojë fushatën zgjedhore me aktivitet në Gjakovë në ora 19:45. Sipas afateve të përcaktuara nga autoritetet zgjedhore, fushata do të zgjasë deri më 6 qershor, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
