Kryetari i Nisma-es, Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka nisur zyrtarisht angazhimin e tij në fushatën zgjedhore, duke e konkretizuar publikisht mbështetjen për Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza. Në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, Limaj ka ndryshuar fotografinë e kopertinës në profilin e tij në “Facebook”, ku tashmë shfaqet slogani zyrtar i PDK-së: “Stop krizës. Ndrysho Kosovën”. Ky veprim shihet si një sinjal i qartë politik dhe publik i rreshtimit të Limajt krah PDK-së, vetëm një ditë pasi ai zhvilloi takim me Bedri Hamzën dhe deklaroi se do ta mbështesë këtë subjekt në zgjedhjet parlamentare. Lëvizja e Limajt pritet të ndikojë në mobilizimin e elektoratit të Nismës, ndërsa bashkëpunimi i tij me PDK-në po konsiderohet si një nga zhvillimet më të rëndësishme politike në prag të fushatës zgjedhore.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
