AKK alarmon për ndërhyrje të Qeverisë në kompetencat komunale: Po u imponohen barrë juridike e financiare pa konsultim

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka ngritur shqetësime serioze për ndërhyrjen e nivelit qendror në kompetencat kushtetuese dhe financiare të komunave, duke paralajmëruar se vendimet e fundit po e cenojnë autonominë lokale dhe funksionimin normal të pushtetit komunal. Këto shqetësime u diskutuan në takimin e rregullt të Kolegjiumit të Zyrtarëve Ligjor të AKK-së, të mbajtur në bashkëpunim me OSCE Mission in Kosovo, ku fokusi kryesor ishte ndikimi i akteve juridike të miratuara nga niveli qendror ndaj komunave. Sipas pjesëmarrësve, disa nga aktet e aprovuara nga institucionet qendrore po ndërhyjnë drejtpërdrejt në kompetencat kushtetuese dhe ligjore të komunave, duke kufizuar autonominë lokale dhe duke vështirësuar ushtrimin e përgjegjësive komunale. Në takim u theksua gjithashtu se komunat po përballen edhe me pasoja të rënda financiare, pasi po obligohen të bartin kosto që burojnë nga vendime apo kontrata në të cilat ato nuk kanë qenë palë dhe as pjesë e procesit të vendimmarrjes. Sipas zyrtarëve komunalë, kjo qasje po krijon vështirësi serioze në planifikimin buxhetor dhe po rrezikon stabilitetin financiar të komunave, duke shtuar presionin mbi administratat lokale. Pjesëmarrësit kërkuan koordinim më të madh institucional dhe përfshirje të drejtpërdrejtë të komunave në procesin e hartimit dhe miratimit të akteve juridike që prekin pushtetin lokal.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …