OSBE mirëpret thirrjen e përbashkët të liderëve fetarë në Kosovë për fushatë zgjedhore të përgjegjshme

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mirëpritur deklaratën e përbashkët të liderëve fetarë në Kosovë, të cilët kanë bërë thirrje për një fushatë zgjedhore të qetë, të përgjegjshme dhe pa gjuhë të urrejtjes. Në reagimin e saj, OSBE ka vlerësuar bashkimin e zërit të përfaqësuesve të komuniteteve fetare, duke e cilësuar si një mesazh të rëndësishëm për forcimin e klimës publike në prag të zgjedhjeve. Deklarata e përbashkët është nënshkruar nga përfaqësues të Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Katolike në Kosovë, Kisha Ortodokse Serbe, Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe Komuniteti Hebre i Kosovës. Sipas OSBE-së, fakti që udhëheqësit e komuniteteve të ndryshme fetare kanë folur me një zë të përbashkët përbën një kontribut domethënës në forcimin e dialogut dhe respektit në shoqëri, veçanërisht në një periudhë të ndjeshme zgjedhore. Misioni ka theksuar gjithashtu rëndësinë e respektimit të angazhimeve ndërkombëtare për parandalimin e dhunës ndaj grave në politikë dhe jetën publike, duke u bërë thirrje partive politike që të zhvillojnë një fushatë të drejtë dhe pa diskriminim.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …