Fushatën elektorale, Lëvizja Vetëvendosje e ka vazhduar në Pejë

Gjatë ditës së sotme, fushaten elektorla partia Vetëvendosje e ka vazhduar në Pejë. Gjatë takimit me anëtarësinë e kësaj partie, lideri i saj, Albin Kurti u zotua për ndërtimin e rrugës Kuqishtë–Çakorr dhe mbështetje për prodhuesit vendorë. Ai tha se qeveria e tij do të mbështesë ndërmarrjet prodhuese vendore përmes një fondi të veçantë garantues, i cili do të shërbejë për lehtësimin e marrjes së kredive në banka. “Ajo çka na duhet ne vazhdim është prodhimtaria e shtuar andaj 1 milion euro do t’i ndajmë për garantimin e kredive investive e të gjithë atyre që prodhojnë” theksoi kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Mes tjerash ai premtoi rritje të punësimit për gratë ku përmes pakos “Super puna për gratë”, çdo ndërmarrje private që punëson gratë, qeveria të punësuarit do t’i ndihmojë për gjashtë muaj duke e paguar me pagën minimale krahas pagës që do ta merr nga punëdhësi.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …