Shqiptaro-Amerikanët intensifikojnë lobimin në Uashington: Njohja e Kosovës nga Greqia në fokus të takimit me kongresisten Malliotakis

Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Uashington me kongresisten amerikane me prejardhje greke, Nicole Malliotakis, ku në qendër të diskutimeve kanë qenë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, forcimi i aleancës shqiptaro-amerikane dhe perspektiva e njohjes së Kosovës nga Greqia. Presidenti i AARC-së, Martin Vulaj, bëri të ditur se gjatë takimit u theksua rëndësia e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, duke vlerësuar se bashkëpunimi më i ngushtë ndërmjet dy vendeve mund të krijojë kushtet për njohjen zyrtare të shtetit të Kosovës nga Athina. Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua edhe pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ku përfaqësuesit e AARC-së ngritën shqetësimet për respektimin e të drejtave të tyre dhe nevojën për monitorimin e vazhdueshëm të zbatimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Në takim u diskutuan gjithashtu zhvillimet politike dhe lëvizjet studentore në vend, si pjesë e proceseve demokratike dhe kërkesave për më shumë llogaridhënie institucionale. Kongresistja Malliotakis tregoi interes të veçantë për dinamikat gjeopolitike në rajon, duke kërkuar më shumë informacione mbi ndikimin rus dhe kinez në Ballkan, rolin e Serbisë dhe orientimin pro-perëndimor të vendeve të rajonit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: PDK nuk do t’i nënshtrohet presionit për ta votuar presidentin e Vetëvendosjes

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se PDK-ja nuk …