Alban Krasniqi ka reaguar ashpër pas një tubimi politik të mbajtur në Malishevë, ku u panë së bashku përfaqësues të Partisë Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, përfshirë figura të njohura si Bedri Hamza, Uran Ismaili, Sami Lushtaku dhe Fatmir Limaj. Në një reagim në rrjete sociale, Krasniqi përdori gjuhë të ashpër dhe metaforike për t’iu referuar përfaqësuesve të opozitës, duke i cilësuar me terma denigrues dhe duke i krahasuar me “grabitqarë”. “Hijenat ikën nga Malisheva, sepse po vjen LUANI!”, shkroi ai, duke aluduar në kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe praninë e tij në këtë komunë. Deklarata e Krasniqit ka nxitur reagime dhe debate në opinionin publik, duke u interpretuar nga kundërshtarët politikë si gjuhë e papërshtatshme për diskursin publik, veçanërisht në kontekstin e fushatave dhe përplasjeve të ashpra politike në vend. Ndërkohë, pjesëmarrja e përbashkët e përfaqësuesve të PDK-së dhe Nismës në Malishevë është parë si një sinjal i bashkëpunimit të mundshëm opozitar në prag të zhvillimeve të reja politike në vend.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
