Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike kanë intensifikuar aktivitetet e tyre elektorale, duke organizuar tubime dhe takime me qytetarët në disa komuna të Kosovës. Dita e tetë e fushatës pritet të karakterizohet nga një agjendë e ngjeshur për subjektet kryesore politike, të cilat do të zhvillojnë disa tubime brenda të njëjtës ditë në përpjekje për të mobilizuar elektoratin para ditës së votimit. Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë tubime zgjedhore në Vushtrri, Besianë dhe Prishtinë, duke përmbyllur aktivitetet e ditës në kryeqytet. Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka planifikuar takime me qytetarët në Drenas, Skenderaj dhe Mitrovicë, në kuadër të vazhdimit të fushatës së saj elektorale. Edhe Partia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë tri tubime gjatë së enjtes, përkatësisht në Bresanë të Sharr, Prizren dhe Rahovec. Nga ana tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë një tubim zgjedhor në Therandë, ku pritet të prezantojë programin dhe prioritetet e saj para qytetarëve. Fushata zgjedhore përfundon më 6 qershor, ndërsa më 7 qershor qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit dhe qeverinë e ardhshme të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Statistikave

ASK: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, jashtë Prishtinës shënohet rritje mbi 12 për qind

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Pronave të Banimit për …