Armend Muja fshin postimin për vaditjen në Podujevë, por jo reagimet: Qytetarët vazhdojnë ironitë në rrjete sociale

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka larguar nga rrjetet sociale një postim që promovonte projektin e ujitjes në Podujevë, por kjo nuk i ka ndalur reagimet dhe komentet ironike të qytetarëve. Publikimi që kishte të bënte me projektin shumëmilionësh të furnizimit me ujë të tokave bujqësore në zonën e Llapit u bë objekt kritikash dhe talljesh në rrjet. Edhe pse postimi nuk figuron më në profilin e ministrit, diskutimet kanë vazhduar në publikimet e tjera të tij. Në një status ku Muja deklaronte se “fermerët kanë nevojë për ujë, jo për tallje”, komentuesit rikthyen vëmendjen te projekti i vaditjes në Lupç, duke shprehur dyshime dhe ironi për mënyrën se si ishte prezantuar investimi. “Hallall ju koft me qat vadë që e kishit ba, vepër kapitale”, ishte një nga komentet që mori vëmendje në rrjetet sociale. Kujtojmë se para largimit të postimit, Muja dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kishin promovuar projektin e ri të ujitjes në Lupç, duke e paraqitur atë si një investim të rëndësishëm për fermerët e zonës. Megjithatë, prezantimi i projektit nxiti reagime të shumta, të cilat vazhdojnë edhe pas fshirjes së publikimit fillestar.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Statistikave

ASK: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, jashtë Prishtinës shënohet rritje mbi 12 për qind

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Pronave të Banimit për …