FSK në konferencën e NATO-s ICC 2026 në Gjermani – Ilir Rama mes liderëve të lartë të nënoficerëve

Rreshteri major i Forcës së Sigurisë së Kosovës Forca e Sigurisë së Kosovës, OR9 Ilir Rama, po merr pjesë në Konferencën e 22-të Ndërkombëtare të Liderëve të Lartë të Nënoficerëve Senior e cila po mbahet në Shkollën e NATO-s në Oberammergau të Gjermanisë. Konferenca organizohet nga Komanda Aleate për Transformim e NATO-s.  NATO dhe mbledh liderët më të lartë të nënoficerëve nga strukturat komanduese të NATO-s, forcat aleate dhe vendet partnere, përfshirë edhe përfaqësues të institucioneve ushtarake arsimore ndërkombëtare. Qëllimi i ICC 2026 është ofrimi i një pasqyre të qartë mbi mjedisin aktual gjeopolitik, sfidat e sigurisë dhe prioritetet strategjike të NATO-s dhe vendeve partnere, si dhe forcimi i bashkëpunimit përmes shkëmbimit të përvojave dhe mësimeve të nxjerra nga operacionet dhe aktivitetet ndërkombëtare. Gjatë punimeve të konferencës, rreshter major Ilir Rama ka zhvilluar takime me homologë nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s, duke prezantuar gjithashtu vizionin e Komandës së FSK-së për zhvillimin e nëntogerëve dhe nënoficerëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …