Rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas numërimit të mbi 33 për qind të votave tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të udhëheqë garën zgjedhore me rreth 40.8 për qind të votave. Sipas të dhënave aktuale, Partia Demokratike e Kosovës renditet forca e dytë politike në vend me 22 për qind të votave të numëruara deri më tani. Në vendin e tretë pozicionohet Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.4 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 8.8 për qind të votave. Rezultatet mbeten preliminare dhe pritet të ndryshojnë me vazhdimin e procesit të numërimit në qendrat e votimit në gjithë vendin. KQZ-ja po vazhdon përditësimin e të dhënave në kohë reale, ndërsa pritet që në orët në vijim të krijohet një pasqyrë më e qartë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
