Vetëvendosja fiton bindshëm në Han të Elezit, Rufki Suma falënderon qytetarët për besimin

Ish deputeti i VV, Rufki Suma, ka njoftuar se Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore bindëse në këtë komunë, duke siguruar 59.28 për qind të votave, pa përfshirë ende votat e diasporës. Përmes një reagimi publik, Suma ka falënderuar qytetarët e Hanit të Elezit për mbështetjen dhe besimin e dhënë në këto zgjedhje. “Vetëvendosja në Han të Elezit me fitore bindëse prej 59.28% pa diasporë. Faleminderit qytetarë të Hanit të Elezit për besimin e dhënë”, ka shkruar ai. Rezultati e konfirmon Hanin e Elezit si një nga bastionet më të forta të Vetëvendosjes, ndërsa pritet që pas numërimit të votave nga diaspora të kompletohet rezultati përfundimtar në këtë komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama prezanton paketën me gjashtë masa kundër dhunës urbane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar një paketë me gjashtë instrumente ligjore që synojnë …