Bajram Begaj: Kosova dhe Serbia të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe në zbatimin e marrëveshjeve

Presidenti i Bajram Begaj ka uruar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit në Kosovë

Në mesazhin e tij, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për pjekurinë e treguar gjatë një procesi zgjedhor të qetë, të rregullt dhe demokratik, duke vlerësuar se ai dëshmoi edhe një herë forcën e institucioneve dhe kulturës demokratike të vendit. Presidenti shqiptar ka theksuar rëndësinë e angazhimit të të gjitha forcave politike me përgjegjësi dhe frymë konstruktive për të siguruar dialogun dhe kompromisin institucional, në funksion të stabilitetit dhe zhvillimit të mëtejshëm të Kosovës. “Është me rëndësi që të gjitha forcat politike të angazhohen me përgjegjësi dhe frymë konstruktive për të garantuar dialogun dhe kompromisin institucional, në funksion të stabilitetit, zhvillimit të mëtejshëm të vendit dhe përmbushjes së aspiratave të qytetarëve të Kosovës. Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën në çdo hap të rrugëtimit të saj euroatlantik dhe evropian”, ka shkruar Begaj në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini falënderon votuesit, kërkon korrektësi gjatë numërimit të votave

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, …