Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e tretë urgjente për vitin 2026

Komiteti për Politikë dhe Financa i komunës së Malishevës, nën drejtimin e Kryesuesit të Kuvendit, z. Fatmir Ademaj mbajti mbledhjen e tretë urgjente për vitin 2026, ndërsa për këtë mbledhje propozojë këtë Rend Dite:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/864 dt.05.06.2026, e parashtruar nga Kryetari i Komunës për ndarjen e mirënjohjeve konform nenit 9 të Statutit të komunës së Malishevës për 16 Qershor- Ditën e Çlirimit të Komunës së Malishevës dhe Ditën e Dëshmorëve.

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitin 2027-2029 me theks të veqant për vitin 2027 si dhe një kërkesë për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal.

3. Të ndryshme

Pas miratimit të këtyre pikave nga anëtarët e KPF-s, u diskutuan dhe u rekomandaun për mbledhjen e re të Kuvendit Komunal të Malishevës që do të mbahet këtë fundjavë.

Kontrolloni gjithashtu

Thirret mbledhja e Pestë për këtë vit e Komitetit për Politikë dhe Financa

Ftohen anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të KK Rahovec, që të marrin …