BE kërkon kompromis politik në Kosovë pas zgjedhjeve, paralajmërohet nevoja për stabilitet institucional

Zyrtarët evropianë u kanë bërë thirrje politikëbërësve në Kosovë që të tregojnë kompromis për të mundësuar formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të së dielës. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, tha se zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë hapin rrugën për t’i dhënë fund bllokimit politik më shumë se njëvjeçar. Ajo kërkoi angazhim konstruktiv të liderëve politikë për formimin sa më të shpejtë të qeverisë. Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, theksoi gjithashtu rëndësinë e dialogut Kosovë–Serbi dhe normalizimit të marrëdhënieve, duke e cilësuar atë si thelbësor për rrugën evropiane të Kosovës. Kompromis nga liderët kosovarë kërkoi edhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e cila nënvizoi se stabiliteti institucional është kyç për përparimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Ajo shprehu gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin me Kosovën në kuadër të Planit të Rritjes dhe paralajmëroi një vizitë të afërt në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Kosova dhe Serbia të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe në zbatimin e marrëveshjeve

Presidenti i Bajram Begaj ka uruar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit në Kosovë

Në mesazhin e tij, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për …