Sami Lushtaku përkujton dëshmorin Faik Dragaj: Sakrifica e tij mbetet udhërrëfyes për brezat

Sot, me nderim dhe mirënjohje të thellë, u përkujtua dëshmori Faik Dragaj nga Leqina, i cili dha jetën për lirinë e atdheut vetëm nëntë ditë para çlirimit të Skenderajt. Duke vlerësuar sakrificën e tij, Sami Lushtaku theksoi se dëshmorët janë themeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ndërsa kujtimi për ta duhet të ruhet dhe të përcillet brez pas brezi. “Sakrifica e tij është dëshmi e çmimit të madh që u pagua për lirinë që gëzojmë sot. Emri dhe vepra e tij do të mbeten përherë në kujtesën tonë kombëtare”, ka shkruar Lushtaku. Ai shprehu nderim të përjetshëm për dëshmorin Faik Dragaj dhe për të gjithë ata që ranë në altarin e lirisë së Kosovës.

Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit Faik Dragaj dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama prezanton paketën me gjashtë masa kundër dhunës urbane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar një paketë me gjashtë instrumente ligjore që synojnë …