Ramush Haradinaj: Marrëveshja e Kumanovës vulosi fitoren e kauzës së drejtë të UÇK-së dhe largimin e forcave serbe nga Kosova

Ish kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar rëndësinë historike të Marrëveshjes së Kumanovës, duke theksuar se lufta çlirimtare e UÇK-së, e mbështetur nga shtetet demokratike dhe NATO-ja e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, solli lirinë për Kosovën. Sipas Haradinajt, kauza e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës arriti të fitojë mbështetjen e botës demokratike, ndërsa fushata ajrore e NATO-s kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit zgjati 78 ditë dhe çoi në tërheqjen e forcave serbe nga Kosova. Ai theksoi se Marrëveshja e Kumanovës, e nënshkruar 27 vjet më parë, shënoi largimin e ushtrisë, policisë dhe formacioneve paramilitare serbe nga territori i Kosovës, pas krimeve të kryera ndaj popullatës civile shqiptare. “Populli i Kosovës mbetet përjetësisht mirënjohës ndaj Amerikës dhe botës demokratike për lirinë dhe pavarësinë e vendit”, ka deklaruar Haradinaj, duke nënvizuar rolin vendimtar të aleatëve ndërkombëtarë në çlirimin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: PDK-ja hyn në zgjedhje të brendshme, kthimi i Thaçit dhe Veselit do të sillte

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partinë e …