Trump paralajmëron se sonte do ta godasin shumë fort Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërmarrin sulme të ashpra ndaj Iranit, duke synuar kapacitetet ushtarake dhe mbrojtëse të vendit.

Sipas deklaratës së presidentit të postuar në “Truth Social”, forcat amerikane do të godasin marinën, forcën ajrore, sistemet e radarëve dhe mbrojtjen kundërajrore iraniane, me synimin për të neutralizuar një pjesë të madhe të kapaciteteve ushtarake të Teheranit.

Në mesazh, Trumpi ka përmendur gjithashtu mundësinë e marrjes nën kontroll të Kharg Island dhe pikave të tjera të rëndësishme të infrastrukturës së naftës dhe gazit në Iran.

 

Kontrolloni gjithashtu

Rigjykimi konfirmon fajësinë: Ish-milic Shaqir Lutvija dënohet sërish me 10 vjet burg për krime lufte në Prizren

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar sërish me 10 vjet burgim ish-milicin serb, Shaqir …