Edi Rama uron Kosovën me rastin e përvjetorit të 27-të të çlirimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Kosovën për 27-vjetorin e çlirimit.
Shefi i qeverisë shqiptare ka postuar disa fotografi në  “Facebook”, të cilat tregojnë momentet e mbi dy dekadave më parë ku në Kosovë ishte larguar represioni i ushtrisë së ish-Jugosllavisë.

12 qershori për Kosovën nuk është vetëm një datë në kalendar, por një kthesë historike që ndryshoi fatin e saj.

Sot, qytetarët e Kosovës shënojnë 27-vjetorin e Ditës së Çlirimit, momentin kur vendi doli nga një periudhë e gjatë dhune, frike dhe shkatërrimi, për të hyrë në një epokë të re lirie dhe ndërtimi shtetëror.

“Gëzuar 27 vjetorin – Ditën e Çlirimit”, ka shkruar  kryeminstri Edi Rama.

 

Kontrolloni gjithashtu

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të …