Komuna e Rahovecit e para në nivel vendi që ka bërë sigurimin shëndetësor për nxënësit parafillor

Komuna e Rahovecit e udhëhequr nga kryetari Smajl Latifi është komuna e parë në nivel vendi që ka bërë sigurimin shëndetësor për nxënësit parafillor. Kryetari i komunes se Rahavecit z. Smajl Latifi ka theksuar se ky projekt është pjesë e zotimeve të programit qeverisës, me qëllim që fëmijëve t’u sigurohet mbulim i shpenzimeve eventuale shëndetësore gjatë qëndrimit në institucionet parashkollore. “Unë e kam pas synim dhe e kam shpalos si pjesë thelbësore të programit qeverisës për këto 4 vite edhe sigurimin shëndetësor për fëmijët meqë ne nuk po arrijmë sepse nuk është edhe kompetencë e jona me realizuar sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët sepse është kompetencë më të larta shtetërore, qeverisë, parlamentit, zbatimit të një ligji i cili ka ngelë. Ne kemi dashur që së paku fëmijëve t’iu sigurojmë dhe t’iu mbulojmë shpenzimet eventuale dhe t’i mbulojmë si komunë, kjo do të jetë së paku për 4 vite sa do të jem unë këtu”, ka thënë Latifi për “IndeksOnline”. Nga ky projekt përfitojnë përafërsisht rreth 350 nxënës. Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 78 000 euro, ndërsa ajo është finalizuar në shumën prej 69 600 eurosh.

Kontrolloni gjithashtu

Vitia po shënon Ditën e Çlirimit me aktivitete të shumta

Në kuadër të shënimit të 14 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Vitisë, sot në …