Bashkim Ramosaj: Bacë Hilmi Haradinaj, simbol i qëndresës dhe dinjitetit kombëtar

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë homazhe dhe ka nderuar figurën e Bacë Hilmi Haradinajt, duke e cilësuar atë si një nga simbolet më të rëndësishme të qëndresës, urtisë dhe dinjitetit shqiptar. Në një mesazh përkujtimor, Ramosaj vlerësoi lart jetën dhe veprën e babait të Heronjve dhe Gjeneralëve të familjes Haradinaj, duke theksuar se emri i tij do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë dhe krenarisë kombëtare. “Në vendin e lavdisë dhe krenarisë, nderuam njeriun që mishëroi qëndresën, urtinë dhe dinjitetin shqiptar, babain e Heronjve dhe Gjeneralëve, Bacë Hilmi Haradinaj. Me nder e me lavdi jetove dhe me nder e me lavdi do të përkujtohet emri yt për breza e breza që do të vijnë në këtë truall”, ka shkruar Ramosaj. Ai theksoi se kujtimi për Bacë Hilmi Haradinajn do të mbetet i përjetshëm në historinë e Kosovës, si një figurë që me jetën dhe sakrificën e tij la gjurmë të pashlyeshme në rugëtimin për liri dhe dinjitet kombëtar. “Lavdi jetës dhe veprës së tij”, përfundon mesazhi i Ramosajt.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK në Mushtisht kërkon zbardhjen e rastit të dëmtimit të tabelës me emrat e dy dëshmorëve të kombit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nëndega në Mushtisht, ka reaguar publikisht pas heqjes, …