Përparim Rama: Kosova po përballet me rrezikun e autokracisë, paralajmëron padi për shpifje ndaj Dejona Mihajlit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj zyrtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihajli, duke e akuzuar atë për shpifje dhe gjuhë fyese, ndërsa ka bërë të ditur se është duke përgatitur padi në organet e drejtësisë. Në një reagim publik, Rama ka deklaruar se nuk do të tërhiqet përballë, siç i quajti ai, kërcënimeve dhe shantazheve politike, duke theksuar se çështja do të trajtohet nga institucionet e drejtësisë. Ai akuzoi eksponentë të pushtetit për përdorimin e rrjeteve sociale dhe profileve të rreme për të sulmuar kundërshtarët politikë dhe për të nxitur përçarje në shoqëri. Rama ngriti shqetësime edhe për gjendjen e demokracisë në vend, duke paralajmëruar se Kosova po hyn në një fazë të rrezikshme të normalizimit të një mentaliteti që, sipas tij, synon heshtjen e zërave kritikë dhe kontrollin e institucioneve të pavarura. Në deklaratën e tij, ai kritikoi ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, duke i akuzuar për përpjekje për të zhvlerësuar luftën çlirimtare, figurat e saj dhe familjet e dëshmorëve. Sipas Ramës, sulmet ndaj mediave, gazetarëve, analistëve dhe institucioneve të pavarura. Rama paralajmëroi se një përqendrim i tillë i pushtetit mund ta shtyjë vendin drejt autokracisë, duke bërë thirrje për reagim qytetar dhe mbrojtje të vlerave demokratike. “Është koha e fundit që secili ta kuptojë se po ecim drejt autokracisë. Dhe kjo nuk duhet t’i ndodhë këtij shteti”, ka deklaruar Rama në fund të reagimit të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala

Behxhet Shala me akuza të ashpra ndaj pushtetit: Po sulmohen vlerat e luftës dhe figurat kombëtare

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, ka …