Në rubrikën “Portrete” janë analizuar në këndvështrimin socialpsikologjik: biznesmeni, Ram Geci, mjeku i palodhur, Nuredin Malaj, intelektuali, Sulejman Madani, aktori i skenës, Hysni Hajdarmataj, luftëtari dëshmor, Miftar Matosh Geci, shqiptaroturku, Prof. Seref Saripek, Mësuesi i Popullit, Rexhep Shpendi dhe psikologu, Akademik Pajazit Nushi.
Në rubrikën “Ese” është përshkruar Kulla e Haxhi Mehmetit (Bytyç), si simbol i qëendresës, i atdhetarizmit, i trimërisë, i mençurisë, i bujarisë dhe i krenarisë për Bytyçin dhe Malësinë e Gjakovës. Pjesë e saj janë edhe “Mesazhet e Besëlidhjes së Lezhës” që përcjellin thirrjen për bashkimin e shqipëtarëve dhe eseja “Modeli i Marrëveshjes Ndërkombëtare të Prespës dhe Marrëveshja Kosovë – Serbi”, një analizë gjeopolitike.
Në rubrikën “Intervista” janë dy intervista dhënë gazetës “Nacional” në kohë të ndryshme dhe një intervistë dhënë në median “Radio Kosova e Lirë”, ku autori flet për formimin e tij, momentet kryesore të jetës e të veprimtarisë së tij shkencore, për problemet aktuale në Kosovë, për arsimin në Shqipëri, për adoleshentët, për letërsinë dhe familjen e tij.
Botimi i këtij libri dëshmon se autori Dr, Skënder Demaliaj punon pareshtur për t’u paraqitur para opinionit intelektual e publik me vepra të reja e të arrira në fushën e psikologjisë, pedagogjisë, letërsisë, historisë, gjeopolitikës, folklorit, etnografisë dhe publicistikës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
