Macron pret Ramën në Paris: Franca mbështet integrimin evropian të Shqipërisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka pritur në Pallatin Élize kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke vlerësuar nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe duke riafirmuar mbështetjen franceze për rrugën evropiane të Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Macron publikoi një fotografi nga takimi me Ramën dhe theksoi se dinamika e marrëdhënieve dypalëshe në fusha si inovacioni, arsimi, kultura dhe turizmi pasqyron afërsinë mes Francës dhe Shqipërisë. Presidenti francez u shpreh se të dyja vendet synojnë t’i japin një shtysë të re bashkëpunimit, duke forcuar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe partneritetin në fushën e mbrojtjes. Macron ritheksoi gjithashtu mbështetjen e Francës për integrimin evropian të Shqipërisë, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të reformave të nevojshme për avancimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Luksemburgu konfirmon mbështetjen prej 50 milionë eurosh për Kosovën, Shiroka Pula vlerëson partneritetin bilateral

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të …