Doarsa Kica-Xhelili ironizon Kurtin: Zgjidhjet i pret nga qielli, jo nga qeverisja

Deputetja e rizgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka ironizuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pas një deklarate të tij lidhur me motin. Duke komentuar fjalët e Kurtit se “nëse ankoheni shumë për diell, mundet edhe me ra shi”, Kica-Xhelili tha se kryeministri vazhdon t’i presë zgjidhjet nga qielli dhe jo nga puna e institucioneve. “Moti e kam kuptu që ky zgjidhjet i pret nga qielli!”, shkroi ajo. Deputetja e LDK-së e vazhdoi ironinë edhe më tej, duke aluduar se çdo ndryshim i motit mund të paraqitet si sukses i qeverisë. “Besoj për pak del ndonjë zyrtar i tij e na tregon si kryeministri paska mendu që shiu pas diellit është bereqet, e nëse rastësisht bie, është arritje e Qeverisë”, shkroi Kica-Xhelili. Reagimi i saj vjen në kuadër të përplasjeve të vazhdueshme politike mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa deklarata e Kurtit ka nxitur komente dhe interpretime të ndryshme në rrjetet sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Halil Çadraku reagon pas protestave të mbrëmshme, mesazh për rininë dhe luftëtarët e UÇK-së

Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Halil Çadraku, ka reaguar pas protestave të mbrëmshme në …