Kosovo police officers secure the area outside the Banjska monastery in the village of Banjska, Kosovo on Wednesday, Sept. 27, 2023. Police on Wednesday allowed media into the village of Banjska, where a daylong shootout between armed Serbs and Kosovar police on Sunday left one officer and three gunmen dead. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Petkoviqi del në mbrojtje të Radoiçiqit, sulmon kritikët dhe fajëson Kurtin për Banjskën

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka dalë publikisht në mbrojtje të Milan Radoiçiç, të cilin autoritetet e Kosovës e kanë identifikuar si organizatorin kryesor të sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë. Petkoviq i cilësoi si “të ulëta dhe të turpshme” akuzat e opozitës serbe ndaj Radoiçiqit, duke hedhur përgjegjësinë për zhvillimet në veri të Kosovës te kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ai sulmoi edhe opozitarin serb Miroslav Aleksië, pas kritikave të këtij të fundit ndaj Radoiçiqit, duke deklaruar se “një patriot serb nuk e dëbon popullin e vet, por lufton për të me zemër e me shpirt”. Deklarata e Petkoviqit konsiderohet si një mbështetje e hapur politike nga Beogradi zyrtar për Radoiçiqin, i cili ka pranuar publikisht se ka organizuar dhe udhëhequr përgatitjet logjistike të sulmit të armatosur në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policia e Kosovës, Afrim Bunjaku. Pavarësisht pranimit të përgjegjësisë, Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë në Serbi dhe nuk është përballur me ndjekje penale nga autoritetet serbe. Ndërkohë, NATO dhe bashkësia ndërkombëtare kanë kërkuar vazhdimisht që ai të sillet para drejtësisë dhe Serbia të mbajë përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë.

Kontrolloni gjithashtu

Mazllum Baraliu: Zgjedhja e presidentit duhet të jetë prioritet, dështimi brenda 60 ditësh e çon vendin në zgjedhje të reja

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka vlerësuar se pas konstituimit të Kuvendit, prioritet …