EULEX-i mirëpriti njoftimin e autoriteteve të Kosovës për reduktimin e pranisë policore pranë objekteve komunale në veri të Kosovës

Giovanni Pietro Barbano: Çdo iniciativë për xhandarmërinë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën

Shefi i misionit të EULEX, Giovanni Pietro Barbano, ka deklaruar se çdo hap drejt krijimit të një xhandarmërie në Kosovë duhet të respektojë kornizën kushtetuese dhe ligjore të vendit. Barbano theksoi se Kushtetuta e Kosovës e përcakton Policia e Kosovës si institucionin kryesor dhe të vetëm për zbatimin e ligjit, duke nënvizuar se çdo model i ri duhet të harmonizohet me këtë parim. Sipas tij, EULEX-i aktualisht ka informacione të kufizuara lidhur me nismën e paralajmëruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pasi procesi ndodhet ende në fazat fillestare. Barbano u shpreh se misioni që drejton është i gatshëm të përcjellë nga afër zhvillimet dhe, nëse kërkohet nga institucionet, të ofrojë mbështetje profesionale, këshilla dhe ekspertizë për këtë çështje. Ai vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin ekzistues ndërmjet Policisë së Kosovës, KFOR dhe EULEX-it, duke e cilësuar atë si një mekanizëm të konsoliduar koordinimi. Sipas Barbanos, në rast të krijimit të një strukture të re të sigurisë, integrimi i saj në këtë mekanizëm do të jetë i domosdoshëm për funksionimin efektiv të sistemit të sigurisë në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi: Edi Rama faleminderit që mbrojte të vërtetën e UÇK-së kur të tjerët heshtën

Endrit Thaçi është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për të cilin ka …