Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi të tij në Facebook, ka uruar Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Deçani” për suksesin e radhës në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngëve dhe Valleve që u mbajt në Tiranë
Urime Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Deçani” për suksesin e radhës në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngëve dhe Valleve në Tiranë!
Veçanërisht na gëzon fakti që këto vlerësime i fituan grupmoshat e reja të ansamblit tonë, duke treguar talentin, përkushtimin dhe dashurinë për kulturën e traditën shqiptare.
Ansambli ynë u vlerësua me Çmimin e Parë për Vallen më të Bukur dhe Çmimin e Tretë të Festivalit.
Krenarë me ju që po e përfaqësoni Deçanin me dinjitet kudo që paraqiteni. Ju priftë e mbara”, ka shkruar kryetari Ramosaj.