Pal Lekaj: AAK-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë Kurti

Ish deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit të partisë së tij me Lëvizja Vetëvendosje, duke deklaruar se AAK-ja nuk do të bëhet pjesë e një qeverie të udhëhequr nga Albin Kurti. Lekaj tha se Aleanca nuk synon të marrë përgjegjësi qeverisëse në rrethanat aktuale dhe nuk e sheh të arsyeshme të mbështesë qeverisjen e Kurtit. “Nuk mendoj që është koha të marrim përgjegjësi qeverisëse apo të bëhemi patericë e një subjekti politik”, deklaroi ai, duke shtuar se AAK-ja nuk do të “vardiset” pas Vetëvendosjes dhe as nuk do të shërbejë si mbështetje politike për vazhdimin e qeverisjes aktuale. Lekaj theksoi se partia e tij nuk është e interesuar t’i japë, siç u shpreh ai, “infuzion politik” qeverisë Kurti, duke riafirmuar qëndrimin e AAK-së për të mbetur jashtë çdo formule qeverisëse të udhëhequr nga Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu ngre dyshime për manipulim të votës së diasporës: Ka pasur fakte dhe mungesë monitorimi

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Bekim Haxhiu, ka shprehur dyshime për procesin …