U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Deçanit, miratohen të gjitha pikat e rendit të ditës

Sot u mbajt mbledhja e Kuvendit Komunal të Deçanit, e udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj. Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, drejtorët e drejtorive komunale, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe zyrtarë komunalë.

Në fillim të mbledhjes, të pranishmit mbajtën një minutë heshtje në nderim të kolegut tonë, Drejtorit për Bujqësi, z. Rifat Stojkaj.

Gjatë kësaj mbledhjeje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:

1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Shqyrtimi i Raportit të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL)

3. Shqyrtimi i Raportit gjashtëmujor të punës së Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB)

4. Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Jashtëm për Ndermarrjen Publike Lokale (NPL) “Higjiena”;

5. Shqyrtimi i draftit të parë të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027–2029;

6. Shqyrtimi i Draft-Planit Komunal për Riintegrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në Komunën e Deçanit 2026–2028

7. Shqyrtimi i Ndryshim-Plotësimit të Rregullores për Punë të Kuvendit të Komunës së Deçanit, të datës 31.03.2022;

8. Shqyrtimi i kërkesave

9. Të ndryshme.

Të gjitha pikat e rendit të ditës u shqyrtuan dhe u miratuan nga Kuvendi Komunal. Gjatë diskutimeve, anëtarët e Kuvendit parashtruan pyetje dhe çështje të ndryshme drejtuar ekzekutivit komunal, të cilat u trajtuan dhe morën përgjigje gjatë mbledhjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka uruar 24 qershorin – Ditën Memoriale të Komunitetit Egjiptian

Me rastin e 24 Qershorit Dita Memoriale e komunitetit egjiptian, kryetari i komunës së Rahovecit, …