Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka përcjellur nga afër vazhdimin e punimeve për asfaltimin e rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës, një investim i rëndësishëm që po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës.
Ky projekt, me gjatësi prej 3 kilometrash, do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore dhe qasjen në një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të vendit.
Jam i bindur se ky investim, ka thënë kryetari Kastrati se do të fuqizojë zhvillimin e turizmit, do të krijojë mundësi të reja për ekonominë lokale dhe është dëshmi e përkushtimit tonë për të bashkëpunuar dhe për të realizuar projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe zhvillimin e komunës së Malishevës.