Enver Hoxhaj kritikon qeverinë për politikat energjetike: Kosova po humb mundësi strategjike me gazin amerikan

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas deklaratave të ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ka theksuar se qeveria nuk e ka refuzuar gazin amerikan dhe se rezervat e qymyrit garantojnë furnizim më të lirë me energji për Kosovën. Hoxhaj ka kritikuar qasjen e ekzekutivit në sektorin e energjisë, duke pretenduar se janë refuzuar disa projekte strategjike ndër vite. Sipas tij, në vitin 2019 është anuluar projekti i Kosovës me “ContourGlobal”, ndërsa në vitin 2021 është refuzuar projekti amerikan për gazin, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka shtuar se edhe aktualisht po humbet një tjetër mundësi për t’u lidhur me korridoret e gazit natyror të lëngshëm (LNG), duke u vazhduar mbështetja në qymyr. Hoxhaj thekson se pavarësia energjetike nuk është vetëm çështje ekonomike, por edhe çështje strategjike dhe gjeopolitike, duke argumentuar se ajo ndikon në ruajtjen e angazhimit amerikan në Kosovë. Ai ka shtuar se, sipas tij, edhe vendet e rajonit po orientohen drejt korridoreve të gazit LNG, ndërsa Kosova po mbetet prapa për shkak të vendimeve politike. Në fund, Hoxhaj ka theksuar se Kosovës i nevojitet një qasje më strategjike në vendimmarrjen energjetike dhe jo, siç u shpreh ai, arsyetime për moslidhje me gazin amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria vazhdon ta zvarrisë gazin amerikan, pavarësisht thirrjeve të SHBA-së

Qeveria e Kosovës po vazhdon ta zvarrisë një vendim strategjik për energjinë, pavarësisht thirrjeve të …