Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk është kundër gazit amerikan, por kundër Amerikës. Ai ka shkruar më tutje se Vetëvendosja ka qenë dhe është kundër Amerkiës.
“VV-ja nuk është kundër gazit amerikan.
VV-ja nuk ka qenë as kundër kompanisë amerikane, ContourGlobal.
VV-ja nuk ka qenë as kundër kompanisë amerikano-turke, Bechtel and Enka.
VV-ja nuk ka qenë as kundër ardhjes në Kosovë të ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.
VV-ja nuk ka qenë as kundër projektit të Wesley Clark për gasifikimin e qymyrit në KEK.
VV-ja nuk ka qenë as kundër kontratës së Presidencës me William Walker.
A po e kuptoni?
VV-ja ka qenë, është dhe do të jetë kundër Amerikës” ka shkruar deputeti, Artan Behrami.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
