Ish kryeministri i Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka vlerësuar se ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli po bën deklarate mashteruse. Ai ka sqaruar më tutje se megjithëse Kosova nuk e përdor drejtpërdrejt gazin rus për prodhimin e energjisë, ajo importon energji elektrike nga vende që e prodhojnë atë duke përdorur gazin rus. “Ja pse deklarata e Rizvanollit është mashtruese. Kosova nuk e përdor drejtpërdrejt gazin rus për energji. Por, Kosova importon energji nga vende që prodhojnë energji duke përdorur gazin rus” ka shkruar mes tjerash, eksperti i Ekonomisë, Avdullah Hoti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
