Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për shpenzimin e parasë publike në qeverisjen e Kurtit

Kryesia dhe degët e LDK-së rikonfirmojnë mbështetjen për udhëheqjen aktuale Lumir Abdixhikun

Lidhja Demokratike e Kosovës ka rikonfirmuar mbështetjen e plotë për kryetarin Lumir Abdixhiku dhe Kryesinë e partisë, pas një takimi të zgjeruar të mbajtur me përfaqësuesit e degëve, në një kohë kur brenda subjektit janë artikuluar kërkesa për dorëheqjen e liderit të saj. Në deklaratën e publikuar pas mbledhjes, kolegjiumi i degëve ka vlerësuar punën e udhëheqjes aktuale, duke theksuar angazhimin e saj për ruajtjen e stabilitetit institucional dhe përfaqësimin e vlerave e politikave të LDK-së në institucionet e vendit. “Rikonfirmon mbështetjen e plotë për Kryetarin dhe Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në ushtrimin e përgjegjësive të tyre politike e statutore, në angazhimin për stabilitetin institucional të Republikës së Kosovës, si dhe në mbrojtjen dhe përfaqësimin e vlerave, parimeve dhe politikave të LDK-së në institucionet e vendit”, thuhet në deklaratë. LDK ka bërë të ditur se zgjedhjet e rregullta për të gjitha strukturat udhëheqëse do të mbahen gjatë vitit 2027, në përputhje me statutin e partisë, ndërsa ka nënvizuar nevojën për një analizë gjithëpërfshirëse të rezultatit zgjedhor, me synim identifikimin e mangësive dhe përmirësimin e organizimit të brendshëm. Kolegjiumi i degëve u ka bërë thirrje anëtarëve dhe strukturave të partisë që të fokusohen në forcimin e LDK-së dhe në përmbushjen e obligimeve ndaj qytetarëve, duke ritheksuar përkushtimin për demokracinë e brendshme, respektimin e statutit dhe vendimmarrjen institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Gazmend Syla OVL-UÇK pret pjesëmarrje masive në protestën e Kroacisë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka deklaruar se pret …