Ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka vizituar këtë të hënë ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë, duke e cilësuar takimin si një përjetim tejet emocional dhe frymëzues.Tahiri ka thënë se çdo vizitë me Thaçin sjell emocione të veçanta, pasi, sipas tij, ai vazhdon të shfaqë të njëjtën “Çdo takim sjell emocione të veçanta, sepse përtej mureve të paraburgimit gjen të njëjtën forcë, dinjitet dhe besim që e kanë karakterizuar gjithmonë. Bisedat me të janë gjithmonë frymëzuese dhe të mbushura me shpresë për të ardhmen”, ka shkruar Tahiri. Ai ka theksuar se, pavarësisht sfidave me të cilat po përballet në procesin gjyqësor në Hagë, Thaçi vazhdon të ruajë qetësinë, vendosmërinë dhe besimin se e vërteta do të triumfojë. Tahiri ka shprehur dëshirën që kjo periudhë të përfundojë sa më shpejt dhe që ish-presidenti, së bashku me bashkëluftëtarët e tij, të rikthehen pranë familjeve dhe qytetarëve të Kosovës. “Uroj që kjo periudhë të marrë fund sa më shpejt dhe ai, së bashku me bashkëluftëtarët e tij, të kthehen pranë familjeve dhe popullit të tyre”, ka përfunduar ai.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
