Bekim Haxhiu: Vetëvendosje për te'i mbuluar skandalet në qeverisje po e nxit armiqësinë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Bekim Haxhiu: Ligji për Sigurime Shëndetësore u miratua për propagandë elektorale

Bekim Haxhiu, ka kritikuar Ligjin për Sigurime Shëndetësore të miratuar në muajin prill, duke vlerësuar se ai nuk është shoqëruar me përgatitjet dhe mekanizmat e nevojshëm për zbatimin e tij në praktikë.  Haxhiu ka deklaruar se ligji është proceduar me procedurë të përshpejtuar dhe, sipas tij, është përdorur më shumë për qëllime elektorale sesa për të krijuar një sistem funksional të sigurimeve shëndetësore për qytetarët. “Është ligji i njëjtë, i cili ka ardhur në vitin 2024, është kaluar me procedurë të përshpejtuar, sa për propagandë elektorale. Janë përafërsisht 20 udhëzime administrative që duhet të hartohen për t’u funksionalizuar sigurimet shëndetësore. Edhe vetë zyrtarët e Vetëvendosjes kanë thënë se kjo merr kohë dhe, sipas deklarimeve të tyre, nuk mund të jetë funksionale para vitit 2030”, ka thënë Haxhiu. Sipas tij, Kosova ka pasur ligj për sigurime shëndetësore që nga viti 2014, por ka munguar zbatimi për shkak të, siç është shprehur ai, mungesës së menaxhimit dhe përmbushjes së parakushteve të domosdoshme për funksionalizimin e sistemit.  “Për gjashtë vite nuk kemi parë asnjë punë konkrete në këto tri shtylla kyçe, të cilat janë esenciale për funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore. Si i tillë, ligji është bërë për propagandë elektorale dhe jo për t’u shërbyer qytetarëve”, ka deklaruar ai.nHaxhiu ka vlerësuar se, pa miratimin e akteve nënligjore dhe krijimin e mekanizmave të nevojshëm për zbatimin e skemës së sigurimeve shëndetësore, ligji mbetet i pazbatueshëm në praktikë dhe larg funksionalizimit të plotë që presin qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Ferit Hoxha bën bilancin e katër muajve të parë në krye të diplomacisë shqiptare, thekson mbështetjen për Kosovën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka prezantuar bilancin e …