Sot është mbajtur mbledhja e VII e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, e kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, në të cilën u shqyrtuan dhe u trajtuan pikat e parapara në rendin e ditës.
Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e Kuvendit shqyrtuan dhe miratuan procesverbalin e mbledhjes së jashtëzakonshme të datës 15.06.2026, si dhe propozim-vendimin për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Vitisë për periudhën 2027–2029.
Po ashtu, u shqyrtua dhe u miratua propozim-vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e Planit Vjetor të Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2027, si dhe propozim-vendimi për plotësim-ndryshimin e vendimit për ndarjen e parcelës kadastrale në pronë komunale.