Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar se të martën ka emëruar z. Kastriot Himaj drejtor për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në komunën e Deçanit.
Kryetari Ramosaj ka thënë se Kastrioti është një aktivist shumëvjeçar, zyrtar komunal me përvojë dhe bashkëpunëtor i afërt i drejtorit të ndjerë, Rifat Stojkaj.
“Jam i bindur se përvoja, përkushtimi dhe përgjegjësia e tij do të jenë garanci për ushtrimin me sukses të kësaj detyre. I uroj z. Kastriot Himaj suksese në përgjegjësinë e re, punë të mbarë dhe shumë realizime në shërbim të qytetarëve. Njëkohësisht, besoj se ai do ta vazhdojë me dinjitet punën dhe përkushtimin që la pas drejtori i ndjerë, Rifat Stojkaj, kujtimi dhe kontributi i të cilit do të mbeten gjithmonë të çmuara. Urime dhe të priftë e mbara!”, ka shkruar ndër të tjera në profilin e tij në Facebook, kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
