Sami Lushtaku përkujton dëshmorët e Betejës së Hadës: Sakrifica e tyre është themel i lirisë së Kosovës

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka përkujtuar dëshmorët Ismet Uka, Xhemajl Mehmeti dhe Mentor Dervishaj, të cilët ranë heroikisht në fund të qershorit të vitit 1998 gjatë Betejës së Hadës. Përmes një postimi publik, Lushtaku ka theksuar se Ismet Uka nga Tica, Xhemajl Mehmeti nga Plluzhina dhe Mentor Dervishaj nga Zabllaçi i Istogut dhanë jetën gjatë aksionit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për marrjen nën kontroll të Minierës së Mihjes Sipërfaqësore në Bardh të Madh. Ai ka kujtuar se dëshmorët u varrosën me nderime ushtarake më 30 qershor 1998 në Plluzhinë të Drenicës, duke lënë pas një trashëgimi të përjetshme të sakrificës për lirinë e vendit. “Me nderim e mirënjohje të thellë, kujtojmë dëshmorët Ismet Uka nga Tica, Xhemajl Mehmeti nga Plluzhina dhe Mentor Dervishaj nga Zabllaçi i Istogut, të cilët në fund të qershorit 1998 ranë heroikisht në Betejën e Hadës, gjatë aksionit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për marrjen nën kontroll të Minierës së Mihjes Sipërfaqësore në Bardh të Madh”, ka shkruar Lushtaku. Sipas tij, sakrifica e tyre mbetet pjesë e historisë së lavdishme të Kosovës dhe e themeleve mbi të cilat u ndërtua liria e vendit. “Përulemi me respekt para veprës së tyre heroike dhe shprehim mirënjohjen tonë të përjetshme ndaj dëshmorëve Ismet Uka, Xhemajl Mehmeti e Mentor Dervishaj dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e kombit”, ka përfunduar Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Ferit Hoxha bën bilancin e katër muajve të parë në krye të diplomacisë shqiptare, thekson mbështetjen për Kosovën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka prezantuar bilancin e …