Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim, ambasadorë, shefa misionesh dhe përfaqësues të lartë kombëtarë nga 31 shtete

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim, ambasadorë, shefa misionesh dhe përfaqësues të lartë kombëtarë nga 31 shtetet kontribuuese në këtë mision. Në njoftim, bëhet e ditur se, gjatë këtij takimi, Ulutas, ka prezantuar situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it dhe prioritetet kryesore të misionit për periudhën në vijim. ‘’ Komandanti i KFOR-it rikonfirmoi përkushtimin e misionit për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, si dhe shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë ndaj të gjitha shteteve kontribuuese me trupa për mbështetjen e tyre të vazhdueshme’’, thuhet mes tjerash në njoftimin e KFOR’it.

Kontrolloni gjithashtu

Ferit Hoxha bën bilancin e katër muajve të parë në krye të diplomacisë shqiptare, thekson mbështetjen për Kosovën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka prezantuar bilancin e …