Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Liderët politikë po e dëmtojnë Kosovën me mungesën e konsensusit

Profesori amerikan Edward P. Joseph ka kritikuar klasën politike në Kosovë për mungesën e konsensusit institucional, duke vlerësuar se bllokada politike po dëmton zhvillimin demokratik të vendit. Sipas tij, përgjegjësinë kryesore e mban kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pasi udhëheq shumicën parlamentare, por theksoi se përgjegjësi mbajnë edhe të gjithë liderët e tjerë politikë. Joseph u bëri thirrje qytetarëve që t’i ndëshkojnë me votë të gjithë liderët që nuk arrijnë të gjejnë një konsensus, duke theksuar se kjo situatë po i shkakton dëm Kosovës. Ai vlerësoi se ngërçi aktual nuk e rrezikon stabilitetin e shtetit, pasi Kosova mbetet një vend dhe demokraci e qëndrueshme, por shtoi se bllokada përbën një shembull të keq për zhvillimin demokratik. Profesori amerikan ritheksoi mbështetjen e tij për Kosovën dhe anëtarësimin e saj në NATO, duke theksuar se situata aktuale politike nuk i shërben avancimit demokratik të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ankaraja pret Samitin e NATO-s, në fokus mbrojtja dhe Ukraina

Ankaraja do të jetë më 7 dhe 8 korrik nikoqire e Samitit të NATO-s 2026, …